Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka komentuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai thotë se gjatë takimit është hapur edhe çështja e deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Atë që kryeministri Vucic e ka thënë në prononcimin e tij pasi Rama doli me atë deklaratën e famshme, atë ia ka thënë edhe në takim, por në mënyrë më energjike dhe më bindëse. Kjo ka qenë një bisedë pa dorëza diplomatike”, ka thënë Gjuriç për B92.

Gjuriç ka shtuar se pala serbe nuk i është qasur kësaj teme në mënyrë grindavece, por ka qenë e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, pasi sipas tij një marrëdhënie normale mes dy vendeve është në interes si të serbëve, ashtu edhe të shqiptarëve.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: