PRISHTINE- Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Kështu së paku ka thënë drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriç, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut.

“Dua t’iu informoj se Prishtina zyrtare ka vendosur që mos të vazhdohet dialogu rreth krijimit të Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Kësisoj, Prishtina ka shkelur edhe Marrëveshjen e arritur më parë në Bruksel. Është dashur që ditën e martë të vazhdojnë dialogun me temën e vizatimit se si do të duket ky Asociacion, por kjo është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Prishtina zyrtare, e cila pa ndonjë shpjegim ka anuluar pjesëmarrjen në dialog. Kjo duket se ka ardhur pas problemeve të brendshme që ka me politikën e saj, Kosova. Kur do të vazhdon dialogu, ende nuk kemi informacion”, ka thënë Gjuriq gjatë një konference për shtyp

Kujtojmë se Bashkimin Evropian kohët e fundit ka shtuar zërat se Kosova dhe Serbia duhet që përmes dialogut të arrijnë një paqe të përhershme.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: