KOSOVE

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe nënkryetari i SNS-së Marko Gjuriç tha në seancën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie në Çaçak se nuk përjashton mundësinë e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët, raporton portali serb “Morava.info”.

Ai deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë që të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë që do të ishte shkaktar për konfliktin e armatosur.

Gjuriç theksoi se situata në lidhje me Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë dhe se të gjitha skenarët janë të mundshëm. Ai i bëri thirrje progresistëve (anëtarëve të partisë së tij) të jenë të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: