KOSOVE-Drejtori i Zyrës për Kosovën i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar sot se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka kërkuar zyrtarisht miratim të vizitës në Beograd dhe ka vlerësuar se paralajmërimi i ardhjes së tij është si stuhi në gotën e ujit. “Zoti Thaçi nuk ka kërkuar leje për vizitë, e as Serbia nuk organizon kurrfarë takimi, në të cilin Thaçi do të mund të merrte pjesë, e as që një tubim të tillë e organizon bashkësia ndërkombëtare”, tha Gjuriç për Radio Televizionin e Serbisë duke shtuar se fjala është për një stuhi në gotën e ujit ose shmangie e vëmendjes nga temat më të rëndësishme.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i Beogradit, sikur Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, të arrinte në Serbi për të marrë pjesë në një tubim joqeveritar, i cili do të mbahet të dielën e ardhshme, Gjuriç tha se ai do të trajtohej sikur edhe çdo qytetar i Serbisë. “Edhe në këtë kuptim, ky qytetar yni do të ishte subjekt i punës së institucioneve të caktuarta, në përputhje me ligjin tonë”, tha Marko Gjuriç.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: