Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç ka deklaruar sot në Ranillug se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen në gjithë territorin e Serbisë, që sipas tij përfshin edhe Kosovën.

Gjuriç ka deklaruar para gazetarëve se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të gjitha komunat ku jetojnë serbët në Kosovë.

Ai beson se në frymën e “normalizimit të marrëdhënieve”, nuk do të duhej të kishte ndonjë problem.

“Prishtina nuk ka arsye të zemërohet që do të mbahen zgjedhjet atje”, ka deklaruar Gjuriç.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: