BEOGRAD- Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se miratimi i rezolutës për gjenocid në Kuvendin e Kosovës, do të ishte pengesë për zhvillimin e një dialogu normal në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe do të vinte në dyshim të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.

Për B92 në Serbi, Gjuriç ka thënë se është i sigurt që përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të mbështesin një propozim të tillë. “Nëse kjo rezolutë kalon në Kuvend, jo do t’i vështirësonte bisedimet për normalizimin e raporteve. Një lëvizje e tillë do të ishte armiqësore për vendin dhe popullin tonë”, ka thënë Gjuriç.

Duke folur për vendimin e Kuvendit për të riproceduar votimin e Speciales, ai ka thënë se nuk ka besim në vullnetin politik të Prishtinës për t’i ndjekur penalisht krimet e luftës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: