Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se UNMIK është dëshmi e pakëndshme në Kosovë, për atë që ai e ka quajtur dhunim të drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo është arsyeja se pse Kosova po provon që ta përzë këtë mision, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Gjuriç këto deklarata i ka thënë këtë të enjte në lidhje me seancën e Këshillit të Sigurimit, për situatën në Kosovë, ku Prishtina po kërkon përmbylljen e mandatit të UNMIK-ut. “Ata po duan që t’i përzënë dëshmitarët e pakëndshëm, këtë rast UNMIK-un”, ka deklaruar Gjuriç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: