SERBI- Beogradi e ka cilësuar të gabuar dhe të njëanshëm vendimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç, ndërsa ka paralajmëruar se ky vendim do të pasohet veprime të tjera nga pala serbe.

“Vendimi i njëanshëm i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për të ndërruar ministrin Jabllanoviç është gabim shumë i madh. Jabllanoviç nuk është fajtor për çfarë një pjesë e opinionit shqiptar demonstron dhe e akuzon. Vendimet për hapat e mëtejmë do të merren pas takimit të anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç”, ka thënë sonte drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç, transmeton Blic i Beogradit.

Ai gjithashtu theksoi se Beogradi nuk do të lejojë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në Kosovë, duke e quajtur këtë të fundit krahinë. “Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e krahinës”, ka shtuar ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: