Një vit pas ndarjes nga jeta në moshën 75-vjeçare të Mirush Kabashit, familja dhe miqtë janë mbledhur për ta kujtuar. Ata vunë në dukje, anët më të veçanta të aktorit që veshi më së miri personazhin e Sokratit.

Imazhe të rralla të aktorit Mirush Kabashi janë shfaqur në një ekspozitë ne Universitetin e Arteve në një takim përkujtimor, një vit pasi ai u nda nga jeta. Krahas një monografie shkruar për aktorin e njohur edhe si Sokrati shqiptar, një film dokumentar, rikujtoi disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës e karrierës së tij mes kinemasë dhe teatrit. E bija, Mendi Kabashi foli për të atin dhe aktorin, që e ndau jetën mes familjes dhe publikut.

Regjirosja Driada Dervishi, vërejti se një shfaqje e Mirush Kabashit, i ka ndryshuar asaj jetën, duke i përcaktuar edhe profesionin

Vajza e aktorit te njohur të 100 roleve, e rrethuar nga qirinjte dhe kujtimet, ndoqi gjurmët e të atit me një interpretim në skenë. Ai u shua në moshën 75-vjeçare, pasi kish njohur suksesin, çmimet dhe dashurinë e publikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb