BEOGRAD- Prishtina frikësohet të aplikojë për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) pasi ka frikë se nuk do të ketë sukses për këtë projekt.

Kështu ka thënë udhëheqësja e delegacionit serb në KE, Aleksandra Gjuroviç, në një intervistë për Danas, përcjell K.kosova. “Ka shumë kohë që i dëgjoj paralajmërimet e Prishtinës për një kërkesë për pranim në KE, por këtë punë disi po e shtyjnë gjithmonë”.

“Mendimi im është se arsye për këtë shtyrje është bindja se nuk kanë mbështetje për t’i shkuar deri në fund çështjes”. Gjuroviç ka bërë të ditur se kërkesa eventuale e Kosovës së pari duhet të kalojë në Komitetin e Ministrave, për të cilin Prishtina nuk ka shumë telashe.

Kjo pasi 34 shtete anëtare të përfaqësuara në të e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa për të kaluar një kërkese të tillë duhen dy të tretat e votave, apo 32. Por, sipas Gjuroviç, Komiteti i Ministrave e ka për obligim ta kërkojë mendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mendimi pozitiv i saj llogaritet atëherë kur “pro” votojnë dy të tretat e deputetëve të pranishëm. “Askush nuk mund të parashikojë e as ta garantojë se kush si do të votojë aty”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb