Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku nënvizon se Vangjush Dako dje kishte përgatitur një antimiting ndaj Ramës, me shpresën se do të rikandidonte për Durrësin, por se nuk ia arriti dot qëllimit.

Berisha thotë se gjendjen shpirtërore të Dakos dje e shpreh mjaft mirë poeti amerikan Edgar Allan Poe, në poezinë e tij “Korbi”. Për Berishën, Dako iku dje me shpirt të ndezur dhe me zemër të thyer.

Statusi i Berishës:

Në ode prapë me t’u kthyer, shpirt ndezur zemërthyer! (Edgar Allan Poe, Korbi)

Miq, këto vargje të poemës së famshme “Korbi” të poetit të mirënjohur amerikan Edgar Allan Poe, përshkruajnë me vërtetësi absolute gjendjen e djeshme shpirtërore të Gjush Akullores.

Gjushi përgatiti me shuma të mëdha antimitingun e Ramës, i bindur se ky i fundit do ta shpallte kandidaturën e tij për kryetar bashkie të Durrësit, njëlloj siç beri me Lal Plehun dy ditë më parë në Tiranë. Por për shkak të një urdhri misterioz që u lëshua në distancën Tiranë – Durrës, Gjushi dje publikisht në vend të lavdisë mori poshtërimin. Antimitingu erdhi si aktakuzë, pretencë jo me fjalë por me vepër ndaj tij.

Kështu ai u kthye në shtëpi me shpirt ende të ndezur por me zemër jo të thyer siç thotë poeti në poemën e tij, por të cilfosur e madje të plasur. Në të vërtetë dje Gjushit i vinin ndërmendje jo vargjet e poetit, përjetimet e dhimbshme të studentit për hireplotën Elinore, por psherëtimat e plakut të Heminguejt tek shihte peshkun që po ja shqyenin peshkaqenët (Lal Plehrat, Taulant Begot, Ardian Akrabaja etj etj) dhe përsëriste me vete “ah peshk, ti që je gjysmë peshk sikur të ishe dhe një herë peshk! Gallanos.. Gallanos!”

Pije detin Gjush, të flaken dhe të poshtëruan ata të nëntokës.

Rahmetli qofsh edhe ti! Amin! sb

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: