POGRADEC

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga protesta opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me banorët e Pogradecit.

Ai iu bëri thirrje tregtarëve që me 16 shkurt të mbyllin  qepenat dhe të dynden drejt Tiranës për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Mes tjerash, ai theksoi se Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa nuk harroi të thumbonte edhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon.

“Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertën politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti voton, Gjushi dhe  Nicja i numërojnë”, tha mes tjerash.

Pjesë nga biseda:

Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.

Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj.Ne e kemi lidhur fatin me ju.Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.

Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

Basha: Rama vjedh lekët e njerëzve me një grup qenërish oligarkë dhe hajdutë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Pogradec theksoi se nga 16 shkurti: cdo qeveri do kete frike qytetaret shqiptare.

“Kur qeveri kapet duke vjedhur, nuk iken populli por iken qeveria”, tha Basha, duke shtuar se Rama është një KM që ju ka vjedhur dhe ju ka tradhetuar. 16 shkurti, tha Basha, do të hapë derën e Europës që të shkojme aty ballelarte. “Une e di se kam ikur 18 vjeç nga Shqiperia: asnje vend s’bëhet si vendi yt”, u tha Basha pogradecarëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb