Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh atyre që i quajti “krerët e bandave në qytetet Durrës, Fier dhe Elbasan, që të mos kërcënojnë qytetarët dhe të mos prekin votën, pasi do të ketë dënime të rënda”.

Berisha nuk la pa përmendur dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako që sipas tij, si hiena mblidhet me krerët e bandave duke thurur plane për vjedhjen e votave të 11 majit.

I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, për cdo votë do të keni 1 vit më shumë dënim, mos prekni votën e shqiptarëve. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës guxoni dhe kërcënoni qytetarët. Shkoj në Lushnje, më del kandidatja e bandës, në Elbasan më del Sara Mile. Bandat aty i thonë qytetarëve, puna jote do matet me votat që merr Sara.

Këtu në Durrës, Gjushi me fustan dhe Poja cdo natë mblidhen si hijena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit. Nuk do të ketë dënime më të rënda në Shqipëri se për vjedhjen e votave”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miq, Shqipëria Madhështore kërkon pastrimin e shtëpisë dhe unë jam këtu para jush për t’u zotuar në mënyrën solemnte se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë.

Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni. Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës. Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara. Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit.

Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj.

Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë.

Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju.

Nga këta ministra që zhgërryhen në luks të verbuar, të shkëputur nga ju.

A i patë se çfarë ndodhi ditën që hapën fushatën?

Po si mundet një kryeministër të hapë shishen e verës 33 mijë euro?

Po njeriu që pranon orën 600 mijë, 500 mijë euro, është i gatshëm të shitet këmbë e krye te kriminelët dhe ky është Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb