Gjykata Botërore tha se prania e vazhdueshme e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze ishte e paligjshme dhe se ajo duhet të marrë fund “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjykata tha gjithashtu se Izraeli duhet t’i dëmshpërblejë për dëmet e shkaktuara.

Gjykata nënvizoi se konstaton se Izraeli diskriminon sistematikisht palestinezët në territoret e pushtuara.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vendosi të premten se territoret e pushtuara palestineze përbëjnë një “unitet të vetëm territorial”, i cili do të mbrohet dhe respektohet.

Duke theksuar se rregulloret e Hagës janë bërë pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare, dhe si rrjedhim janë të detyrueshme për Izraelin, gjykata tha: “Mbrojtja e ofruar nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nuk pushon në rast konflikti të armatosur ose okupimit”.

Në lidhje me pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli, gjykata vuri në dukje se ” shfrytëzimi i burimeve natyrore ” të Izraelit në territorin e pushtuar palestinez është “në kundërshtim me detyrimin e tij” për të respektuar të drejtën e palestinezëve për sovranitet.

Më veçanërisht në lidhje me dëbimet me forcë në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor , gjykata theksoi se politikat dhe praktikat e Izraelit shkelin parimet e Konventës së 4-të të Gjenevës për transferimin e dhunshëm të popullsive të mbrojtura.

” Politika e Izraelit për vendbanimet është në kundërshtim me Konventën e 4-të të Gjenevës,” tha ai.

Gjykata tha se politikat dhe praktikat e Izraelit përbëjnë aneksimin e pjesëve të mëdha të territorit të pushtuar palestinez dhe se ajo “nuk është e bindur” se shtrirja e ligjit izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor është i justifikuar.

GJND gjithashtu pohoi se Izraeli ka qenë në gjendje të ushtrojë autoritet kyç mbi Rripin e Gazës pavarësisht tërheqjes së pranisë së tij ushtarake në 2005.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb