Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të perjetshem 32-vjecarin Kristjan Cenaj.

I riu u gjet fajtor per vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makabër.

Prokuroria kishte  kerkuar edhe “aplikimin e periudhes se sigurise” qe nenkupton se “ edhe pasi te bente 35 vite burg te mos I jepej mundesia per lirim pers kohe me kusht”, por kjo nuk i pranuar nga gjykata.

Avokati i familjareve te viktimes Eduart Mullaraj u shpreh i kenaqur me vendimin, po kerkon zgjerim te hetimeve, pasi ne kete krim jane te perfshire dhe persona te tjere.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: