Një gjykatë në Berlin ka liruar një të dyshuar për trafik droge, sepse bisedat EncroChat mbi të cilat bazoheshin provat nuk mund të përdoren.
Gjykata konstatoi se sipas ligjit gjerman, bisedat e çkoduara në EncroChat nuk mund të shëbenin si prova.
Gjykata e mbështeti pjesërisht vendimin e saj në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë në vendimin e 14 majit konstaton se Franca duhet të kishte informuar zyrtarisht shtetet anëtare gjatë operacionit kundër EncroChat se telefonat e përdoruesve në shtetin anëtar po hakoheshin.
Nëse këto dy kushte nuk plotësohen, gjykatat në parim duhet të përjashtojnë provat EncroChat, konstaton Gjykata.