Shkatërrohet organizata e ‘skifterëve’ shqiptarë që plaçkitnin banesat në Itali, gjykata i dënon me 14 vite burgim në total, por ua kthen izolimin me kusht që do e vuajnë në arrest shtëpie, edhe pse kishin precedentë të mëparshëm.

Ka qenë një ndjekje policore që përfundoi në Porto Potenza ajo që vuri pas hekurave grupin e dyshuar rreth dy muaj më parë.

Të arrestuarit janë Bledar Qerosi, 39 vjeç, me vendbanim në Abbiategrasso, Silvano Marku, 24 vjeç, banues në Milano, Aiken Tahiri dhe Bledar Baloshi, përkatësisht 29 dhe 32 vjeç.

Grupi akuzohet për vjedhjen e të paktën 120 bizhuterive prej floriri, si varëse, unaza, byzylykë, vëthë dhe ora. Gjithashtu në banesën që shërbente si bazë u gjetën pishtarë, doreza, radio portative, mjete për vjedhje.

Kurse dje (11 Janar), në Gjykatën në Macerata, 4 të arrestuarit ranë dakord për një dënim prej 3 vjet e 6 muaj izolim për secilin, në një proces me gjykim të shkurtuar.

Për të katër shqiptarët tashmë të njohur për policinë për precedentët e tyre penalë, gjyqtarja Françeska Preziosi urdhëroi që të vuanin dënimin në arrest shtëpie.

Mes datave 28 dhe 29 nëntor, në pranga kanë përfunduar katër shqiptarë të moshës 39, 29, 32 dhe 24 vjeç. Sipas akuzës, të mbështetur në sallën e gjyqit nga prokurori Stefano Lanari, të katërt, me një mjet tip ‘Fiat’, janë kapur nga policia dhe janë bllokuar pas një arratisjeje pranë Porto Potenzës.

Në Castel di Lama dhe Monteprandone, në dy shtëpi, të katër kishin kryer një vjedhje, duke marrë bizhuteri ari dhe ora. Policia ishte vënë në ndjekje të tyre prej kohësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb