Punëdhënësit kanë të drejtë të ndalojnë punonjësit që të mos mbajnë veshur simbole fetare apo politikë duke përfshirë këtu edhe shamitë e grave myslimane, ka vendosur Gjykata Evropiane Drejtësisë.

Megjithatë, ky ndalim duhet të bazohet në rregullat e brendshme të një kompanie, e cila kërkon që të gjithë punonjësit të vishen neutral dhe nuk mund të bazohet tek dëshirat e punëmarrësve, ka bërë të ditur më tej gjykata evropiane e drejtësisë.

Ky është vendimi i parë i kësaj gjykate në lidhje me shamitë e grave myslimane në vendet e punës.

Gjykata u nxit nga rasti i një recepsionisteje e cila u pushua nga puna pasi kishte vënë shami në një kompani në Belgjikë. Gjykata e Belgjikës e kishte dërguar këtë çështje në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për sqarim.

Samira Achbita tha se po diskriminohej për shkak të besimit të saj fetar. Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë shpjegoi se kompania ku ajo punonte i kishte bërë të qarta rregullat e punës, në bazë të të cilave ndalohej veshja e çdo shenje të dukshme politike apo fetare pa bërë asnjë diferencim, kështu që një rast i Samirës nuk ka të bëjë më diskriminim, njoftojnë mediat e huaja.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: