DURRES

Në një shqyrtim tjetër, Gjykata e Durrësit njeh Valbona Sakon si kryebashkiaken e re të qytetit bregdetar, pas kërkesës së dorëzuar nga Partia Socialiste si palë më vete në proces.

Vendimi vjen pasi kandidatja e PS-së nuk arriti të merrte mbështetjen në procesin e parë, kur gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi t’i jepte asaj mandatin për kryebashkiake. Megjithatë, në këtë proces të dytë po në të njëjtën Gjykatë, Sako e fitoi betejën ligjore nëpërmjet ndërhyrjes së PS si palë kërkuese.

Pas shqyrtimit të pretendimeve, gjyqtari i Durrësit Shpëtim Reka vendosi paraditen e së premtes fitoren e Sakos më 30 qershor dhe t’i japë mandatin e kryetares së Bashkisë Durrës për 4 vitet e ardhshme.

Whatsapp Image 2019 07 19 At 13.45.51 (1)
Whatsapp Image 2019 07 19 At 13.45.51 (1)

Forca politike në emër të së cilës Valbona Sako kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit, iu drejtua së njëjtës instancë si palë më vete, duke kërkuar rishqyrtim të çështjes.

Si palë e interesuar PS kërkoi njohjen e fitores së kandidates së saj dhe koalicionit të Aleancës pë Shqipërinë Europiane, në Bashkinë Durrës. Gjyqtari Shpëtim Reka, me një vendim krejtësisht të kundërt nga Mimoza Margjeka, nuk i konsideroi zgjdhjet e 30 qershorit të parregullta.

Në vendimin e 17 Korrikut, Margjeka argumentoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin ligjshme, pasi partia “Bindja Demokratike” ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: