KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për 33-vjeçarin Tomi Misha, i cili u bë i njohur pas videos ku dhunohej nga efektivët e policisë së Korçës. Misha akuzohej për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, të cilët e kanë shoqëruar në Komisariat, pas aksidentimit të automjetit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Qarkut Korçë, Arben Hyseni.

Vendimi i gjykatës ka shkaktuar reagime pozitive tek familjarët e Mishës. Babai i 33-vjeçarit tha se tashmë kërkojnë drejtësi veçanërisht ndaj nëndrejtorit të Policisë.

“Më në fund drejtësia u vu në vend. Tani presim drejtësi veçanërisht ndaj nëndrejtorit”, tha babai i Tomi Mishës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: