PRISHTINË

Gjykata e Kosovës ka nxjerrë urdhër për ndalimin e një serbi, i cili akuzohet për gjenocid dhe krime lufte, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi në vitet 1998 – 1999.

Gjykata deklaroi se serbi me inicialet Z.K dyshohet se ka qenë pjesë e një njësie policore serbe, e cila vrau 4 shqiptarë etnikë, si dhe kanë torturuar e plaçkitur një familje prej 19 vetësh në një fshat të Kosovës jugore në mars 1999.

  • foto galeri

Që nga lufta i pandehuri, i cili u arrestua javën e kaluar, ka jetuar në Kragujevc, Serbi.

Rreth 10 000 vetë vdiqën dhe rreth 1 650 mbetën të humbur nga lufta, e cila përfundoi pas një lufte ajrore 78 ditore të NATO-s që ndaloi një goditje të përgjakshme të serbëve kundër luftëtarëve shqiptarë për pavarësi të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb