TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Maks Haxhia ka deklaruar se do të apelojë masën e lënë në fuqi sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda me arrest shtëpie për Saimir Tahirin.

Në një prononcim në përfundim të seancës, Haxhia deklaroi se ka analizuar të gjithë dosjen e prokurorisë, mbi të cilën gjykata kishte vendosur “arrest shtëpie” për Tahirin por se nuk kishte asnjë provë të re.

“Ne analizuam gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut në të gjithë materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri.
Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat”, deklaroi avokati Haxhia.

Ndërsa i kanë përmendur faktin se prokurori Hajdarmataj ka thënë se “Tahiri e di një ditë më parë se kë do pyes unë”, avokati i Tahirit ka bërë edhe një batutë. “E di historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat? Kur se mbron ti veten…”.

Duke u ndalur tek lëvizjet e Tahirit me skaf, Haxhia tha se ai është mjeti i një biznesmeni.
“Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet për në Greqi, është skafi i një biznesmenit. Skafi është i blerë, konform rregullave. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, as unë mendoj, ti mendon. Në drejtësi ka unë provoj me dokumente dhe një gjë e tillë nuk ishte. Është një masë e përsëritur nga e njëjta gjyqtare dhe është prishur në herën e parë”, deklaroi Haxhia.

DEBATI ME GAZETARET

Gazetari: Prokuroria iu referua disa te dhenave bazuar ne leterporosite e ardhura nga Greqia.

Haxhia: Jo, në materialin që une kam lexuar…

Gazetari: Kete deklaroi ne seance…

Haxhia: Tani do flasim ne prova dhe dokumente apo do flasim me ato cka thuhet ne tavolinen e Prokurorit? Prokurori tha edhe ate tjetren që duhet të arrestohet zoti Tahiri e të ndalohet se në tavolionën dhe zyren time mund të ndërhyjë duke prishur provat. A tha keshtu apo jo?

Gazetari: Ne fakt ai tha se zoti Tahiri e di nje dite perpara se ke do pyes une.

Haxhia: E di historinë mes mbretëreshës së Anglisë dhe Papes se Romes me Beatles (bitellsat)?
Ajo eshte qe kur s’je i zoti të ruash veten….

Gazetari: Domthene prokuroria eshte e paafte sipas jush?

Haxhia: Jo s’e thashe ate.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb