Gjykata e Lartë e SHBA-së ka urdhëruar administratën Trump të ndalojë deportimin e një grupi anëtarësh të dyshuar të bandës venezuelase Tren de Aragua, aktualisht në paraburgim në Teksas. Ky vendim erdhi pas një kërkese urgjente nga ACLU, e cila argumentoi se individët ishin në rrezik të deportoheshin pa një shqyrtim të duhur gjyqësor.

Administrata Trump kishte planifikuar t’i deportonte ata duke invokuar Aktin e Armiqve të Huaj të vitit 1798, një ligj luftarak që lejon deportimin e individëve nga shtete të konsideruara armiq. Gjykata e Lartë e SHBA-së ka bllokuar përkohësisht këtë veprim deri në një vendim të mëtejshëm, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të individëve dhe procesit të duhur ligjor.

Shtëpia e Bardhë i quajti sfidat për përdorimin e ligjit për dëbimet masive “proces gjyqësore të pamerituar”.

“Ne kemi besim në ligjshmërinë e veprimeve të administratës dhe në fund të fundit do të mbizotërojmë kundër një sulmi gjyqësor të pameritë të sjellë nga aktivistë radikalë që kujdesen më shumë për të drejtat e të huajve terroristë sesa ato të popullit amerikan,” shkroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt në një postim në X.

Trump kishte akuzuar bandën venezuelase Tren de Aragua për “kryerje, përpjekje dhe kërcënim për një pushtim ose inkursion grabitqar” në territorin amerikan.

Nga 261 venezuelas të dëbuar në El Salvador që nga 8 prilli, 137 u hoqën sipas Aktit të Armiqve të huaj, tha një zyrtar i lartë i administratës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb