Emigrantët, kërkesat e të cilëve për mbrojtje ndërkombëtare janë refuzuar nga një vend i BE-së, mund të qëndrojnë gjatë kohëzgjatjes së procesit të apelimit, nëse ata vendosin të sfidojnë vendimin fillestar, vendosi sot Gjykata e Lartë e BE-së.

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) u shpreh se ndërsa vendet e BE-së kanë të drejtën të miratojnë vendimet e kthimit, pasi kërkesa e një përsoni për azil refuzohet për herë të parë, ekzekutimi i kthimit duhet të pezullohet deri në përfundimin e procesit të apelimit të paktën nga një gjykatë tjetër.

Rasti u referua në Gjykatën e Lartë të BE-së nga Belgjika, ku një shtetas togolez apeloi urdhrin e largimit ndërsa ankesa e tij kundër refuzimit fillestar të kërkesës për azil është ende në pritje për t’u zgjidhur.

Gjykata rikonfirmoi të drejtën e vendeve të BE-së për të urdhëruar largimin e çdo personi aplikimi i të cilëve për mbrojtje ndërkombëtare refuzohet, edhe nësë ndodh për herë të parë, raporton atsh.

Megjithatë, për të garantuar të drejtën për zgjidhje efektive, çdo vendim largimi duhet të pezullohet gjatë kohëzgjatjës së apelimit, përfshirë kohën kur një personi i duhet të vendosë nëse duhet të kërkojë një zgjidhje apo jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb