SHKODËR- “Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”. Kjo ka qenë letra e fundit që ka shkruar pak çaste para se të vdiste, Suela Sulo, e cila u gjet e mbytur në banjën e mobilerisë së familjes së saj në Shkodër. Mësohet se letra është zbuluar në tualet, nga i shoqi i saj, vend në të cilin ai pretendohet se e gjeti të pajetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 18 prillit, ndërsa për krimin e rëndë akuzohet bashkëshorti i saj Sadetin Sulo. Mësohet se letra është paraqitur sot nga prokuroria e Shkodrës, teksa ka paraqitur provat ndaj 47-vjeçarit, ndaj të cilit u caktua dhe masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Sadetini deklaroi se letra nuk ishte shkruar nga gruaja e tij, pasi kaligrafia nuk ishte e saj. “Letra nuk është shkruar nga ajo. Nuk është kaligrafia e saj. Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjo dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mata pulsin.”, pohoi Sulo nga seanca e gjyqit, teksa qëndron pas hekurave.

Sakaq, 47-vjeçari mohoi të ketë kryer krimin, ndërsa theksoi se “Nuk e kam varë unë gruan, me të kisha tre fëmijë. Me të kam pasur marrëdhënie të mira. Kemi shëtitur gjithë Europën. Unë se kam vrarë, ndaj kërkoi që shteti të zbardhë ngjarjen, madje ndihmoj edhe financiarisht.”.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 18 prillit, në mobilerinë e familjes, në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri për probleme familjare.

Kanë qenë punonjësit e mobilierisë ata që e kanë gjetur atë të pajetë të Seula Sulos dhe kanë lajmëruar Policinë. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por ekspertiza mjeko­ligjore vërtetoi se gruaja është mbytur me duar në fyt. Në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, në buze, sy dhe në pjesën e qafës. Madje burime nga grupi hetimor dyshojnë se viktima është mbytur në një tjetër hapësirë të mobilerisë dhe më pas është futur në tualet, duke u munduar që ngjarja të dukej si vetëvrasje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: