Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj 14-vjeçarit V.T., të cilit vetëm 24 orë më parë iu gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake.

Avokatja mbrojtëse e 14-vjeçarit, Xhoana Hyka, ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur, ku 14-vjeçari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.

Bardhosh Tozaj, babai i 14-vjeçarit, pas përfundimit të seancës gjyqësore falënderon institucionet për bashkëpunimin, që sipas tij, kanë parandaluar një ngjarje kriminale. Tozaj u bën thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe, kur dyshojnë për diçka tek fëmijët e tyre, ta denoncojnë.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në praninë e të miturit dhe psikologut. 14-vjeçari, gjatë seancës, ka treguar ngjarjen, duke shpjeguar se pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur, pasi disa shokë kanë bërë video në mal për TikTok. Ai, gjatë seancës, ka thënë se për ngjarjen është ndier i penduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb