EGJIPT- Një gjykatë egjiptiane ka vendosur ta shpallë grupin palestinez, Hamas si organizatë terroriste. Ka qenë Televizioni i Egjiptit që ka raportuar për vendimin e Gjykatës së Kajros për Çështje Urgjente.
Autoritetet aktuale egjiptiane pretendojnë se Hamasi ka qenë duke i përkrahur ekstremistët në Egjipt për të kryer sulme të shumta ndaj forcave të sigurisë egjiptiane në gadishullin e Sinait. Muajin e kaluar, e njëjta gjykatë vendosi që krahu ushtarak i Hamasit, brigadat e al Qassamit, të shpallet gjithashtu si organizatë terroriste.
Autoritetet egjiptiane kanë nisur shpërbërjen e Vëllazërisë Myslimane dhe grupeve të tjera të dyshimta islamiste prejse e hoqën prej pushtetit presidentin islamist, Mohamed Morsin në vitin 2013. Hamasi është një degë e Vëllazërisë Myslimane. Hamasi ka reaguar duke e konsideruar vendimin si ‘shokues dhe të rrezikshëm’.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: