TIRANE– Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka shfuqizuar vendimin e datës 9 dhe 13 dhjetor për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në vendimin e mëparshëm, bllokimi i pasaportës u bë lidhur me hetimet për çështjen “Habilaj”.

Por pas këtij vendimi, avokati i Saimir Tahirit apeloi çështjen. Dhe nga vendimi i sotëm i Apelit, ish-ministrit Tahiri i është rikthyer pasaporta.

Sipas Gjykatës së Apelit te Krimet e Rënda, “Saimir Tahiri nuk rrezikon provat”.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit.

Para mediave ai tha se “nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të prishë provat, apo që të largohet jashtë vendit”.

Ai theksoi se në seancën e sotme, pala mbrojtëse paraqiti argumente të reja.

Sipas këtij vendimi të Apelit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të dalë jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb