Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, në seancat gjyqësore të ditës së sotme vendosi të pranojë mandatin e kryebashkiakes së Delvinës Majlinda Qilimi dhe Adrian Gurma për bashkinë Sarandë.


Kristo Kico i Finiqit nuk e ka marrë mandatin sot pasi u shty për shkak se është bërë një ankesë në Kolegjin zgjedhor për parregullsi.


Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë në seancat gjyqësore. Avokati i opozitës Robert Haxhi e ka quajtur shkelje pengimin e tyre në seancën gjyqësore ndërsa u shpreh se do ta ankimojnë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb