Gjykata Supreme në Izrael u ka ndaluar dy anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebreje, që disa e konsiderojnë raciste, pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme që organizohen më 17 shtator.

Gjykata ka urdhëruar që kandidatët, Benzi Gopstein dhe Baruch Marzel, nga Partia e Fuqisë Hebreje, nuk mund të garojnë, duke cituar ligjin që ndalon “nxitjen e racizmit” nga ana e garuesve.

Anëtarët e kësaj partie janë përcjellës të rabinit racist, Meir Kahane, lëvizja e të cilit ka kërkuar largimin e arabëve nga Izraeli.

Gjykata ka kundërshtuar peticionin për të ndaluar garën e tërë partisë, Fuqia Hebreje, dhe ka mbështetur kandidaturën e Itamar Ben-Gvir, që drejton listën zgjedhore.

Partia, Fuqia Hebreje përkrah idenë e largimit të “armiqve të Izraelit nga toka jonë”, një referencë për palestinezët dhe arabët që kryjnë sulme në këtë zonë.

Ajo po ashtu i bën thirrje Izraelit për të ankesuar Bregun Perëndimor, ku jetojnë më shumë se 2.5 milionë palestinezë./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb