Pas 5 orësh përfunduan bisedimet e reja mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll. “Çdo prani” e trupave të NATO-s në Ukrainë , “pavarësisht flamurit, shenjave dhe mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën “.

Këtë e ka përsëritur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. Sipas burimeve diplomatike nga Këshilli i Evropës, Shtetet e Bashkuara kanë braktisur punën për ngritjen e Gjykatës Speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr  Zelensky tha se ishte në dijeni të pranisë së të paktën 155 ushtarëve kinezë që luftonin përkrah Rusisë kundër Ukrainës. Por Pekini i ka hedhur poshtë pretendimet e Kievit si “absolutisht të pabaza”.

Ndërkohë, tensionet midis Kremlinit dhe Parisit janë rritur: një punonjës i Ministrisë së Jashtme ruse u ndalua më 6 prill nga shërbimi kufitar francez. Për Kremlinin, “arrestimi përkeqëson më tej marrëdhëniet dypalëshe, tashmë të dëmtuara nga Parisi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb