Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka hedhur poshtë shkarkimin e kryeministrit Han Duck-soo, duke e rikthyer atë në detyrën e presidentit të vendit. Han mori detyrën e udhëheqësit të vendit dhjetorin e kaluar, kur presidenti Yoon Suk Yeol u pezullua nga detyra dhe u fajësua nga parlamenti pasi u përpoq të shpallte ligjin ushtarak.
Megjithatë, Han zgjati vetëm dy javë në pushtet përpara se ligjvënësit të votonin për ta fajësuar gjithashtu. Që atëherë, Koreja e Jugut është udhëhequr nga zëvendëskryeministri Choi Sang-mok.

Menjëherë pas marrjes së rolit të presidentit në detyrë, Han bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj në gjykatën kushtetuese, diçka që opozita shpresonte se do të përmirësonte shanset që Yoon të fajësohej.

“Falenderoj Gjykatën Kushtetuese për vendimin e saj të mençur.  Do të punoj për të vënë në rregull qeverinë”. tha Han pas shpalljes së vendimit.

Data e gjyqit të Yoon nuk është caktuar ende për dhënien e vendimit, por javët e fundit Seuli ka parë protesta të shumta nga mbështetësit dhe kundërshtarët e Yoon, me qindra mijëra që dolën në rrugët e kryeqytetit të vendit fundjavën e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb