Në dokumentin e miratuar nga deputetët gjermanë të grupeve parlamentare CDU/CSU dhe SPD Gjykata Kushtetuese dhe plotësimi i saj me gjyqtarët e duhur është një prej kushteve më të rëndësishme.

Në dokumentin që autorizon qeverinë gjermane të japë “OK” për çeljen e negociatave thuhet se konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e disa kushteve dhe kushti i parë është sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.

ÇFARË THUHET NË DOKUMENT
Bundestagu gjerman sidoqoftë vëren se gjatë zbatimit të disa prioriteteve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale. Janë ndërmarrë hapa për forcimin e pavarësisë dhe detyrimit të lloga-ridhënies së drejtësisë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë tani duhet të plotësohen. Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet ri-marrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar dhe të pavarur përmes shkollimit dhe trajnimit.

Bundestagu vëren se:
Të gjithë 57 gjyqtarët dhe prokurorët e listës prioritare të gjykatave dhe prokurorive të nivelit më të lartë u morën në pyetje në kuadër të procesit të verifikimit. Personat e verifikuar me rezultat negativ u larguan nga detyra.

Janë ndërmarrë disa procedime penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për vepra penale në procesin e vettingut. Të tjera duhet të pasojnë.
Në Gjykatën Kushtetuese u verifikuan të gjithë gjyqtarët dhe u shkarkuan të gjithë gjyqtarët e pakualifikuar nga veting-u. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtar, ndërkohë që Gjykata ka një numër të madh të çështjeve në pritje. Gjykata Kushtetuese pritet të jetë në gjendje të punojë në muajt e ardhshëm me pesë nga nëntë anëtarët e rregullt të saj.
Gjykata e Lartë aktualisht përbëhet nga vetëm një gjyqtar në detyrë dhe dy gjyqtarë të deleguar. Verifikimi i kandidatëve nuk ka përfunduar ende. Për shkak të procedurave të gjata të verifikimit, nuk pritet që Gjykata e Lartë të jetë funksionale para fundit të vitit 2019.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.


Në Këshillin e Evropës më datë 17/18 Tetor 2019 të miratohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që
a) Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:
– Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb