Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
“Është e drejta e gjykatës Kushtetuese, është e sanksionuar në Kushtetutë detyra automatike e gjykatës për të shqyrtuar një marrëveshje me shtet të huaj. Nuk kam ça të shtoj asgjë që lidhet me detyrat e mia.”, tha ai.