Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e tatimit 15% për profesionet e lira është një fitore për qytetarët.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Tabaku u shpreh se nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori të profesionistëve të lirë.

“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se cdo biznes tjetër”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb