TIRANË
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg.
Ai akuzohet për vrasjen e 4 policëve. Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.
Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara si dhe u plagos një pushues. Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me një qëllim, por ai ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur për shkak se i ishte hapur një luftë dhe qëllonin në drejtim të tij.
Ai u dënuar nga të gjitha shkallët me burg përjetë por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale.
(BalkanWeb)
DRITAN DAJTI burre i vertete, cun bese dhe i zgjuar. Lum kush ka pas fatin per ta pershendetur per se largu.Lum. Sa per policet e vrare… mos te shkonin si bandita . Kush do te ishte ne vend te Dajtit ashtu do ishte pergjigjur. Dy duar per nje koke jane.
car lloj gjykatesi……me sa di une dhe kur nuk ke prova dhe gjykatesi eshte i bindur ne fajesi e jep ate dhe pa prova…………..anyway,,,,,,,,,,,,,.familjaret e policeve te vrare duhet te gjejne emrin gjyqtarit apelit………..^^^vetegjyqesi^^^
nga 101 vjet perjete ne 25 vjet,pastaj sjellje te mire ngel 20,pastaj depresioni ne burg ngelin 17,ja fut dhe presidenti 1amnsti kete vit ^^^futja kot plako^^^ per 107 vjetorin e pavarsise i ul ja 4-5 ngelin 12,,,,,,,ky ka bere 9 qe i quhen 12 me dite qelie anej ktej gjithanej……….ou 12-12 = 0 dilka kete vit…..fitore fitore……. hallall
Po miun e shpise ku e ke ti o daniel
A nuk keni turp ju gjykates qe pranoni gjykim te shkurtuar per nje plehre te tille, kriminel qe ka vrare 4 police?! Me sa kuptohet, per 1-2 vjet ky del nfa burgu si “biznesmen” i nderuar.