Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar që të bllokohet qasja në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Rregullatori medial i Rusisë, Roskomndazor ka thënë javën e kaluar se ka ngritur një rast gjyqësor për kufizimin e qasjes në Telegram, pasi kompania ka refuzuar që t’i japë shërbimieve të sigurisë së shtetit qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij aplikacioni.

Telegram ka thënë se kjo kërkesë është “jokushtetuese” dhe nuk “bazohet në ligj”.

Para vendimit të gjykatës, organizata Amnesty International ka thënë se tentimi për bllokimin e Telegramit është “sulmi i fundit ndaj lirisë së shprehjes online”, nga autoritetet ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: