Gjykata Supreme e Italisë ka konfirmuar vendimin e saj mbi një padi për shpërdorim detyre, të paraqitur nga prindërit e një fëmije me autizëm infantil duke hedhur poshtë dyshimin se autizmi ka ardhur si pasojë e vaksinimit të detyrueshëm.

Sipas Gjykatës së Lartë, akuzat nuk përbëjnë procedim penal dhe direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe studimet më të fundit epidemiologjike kanë përjashtuar lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit.

Prindërit e vajzës së vogël kishin paraqitur një padi për shpërdorim detyre ndaj mjekut në spitalin e Milanos, dhe fillimisht Komisioni i Vlerësimit, e kishte pranuar kërkesën për kompensim për dëmtimin e shëndetit të bebes së vogël, por e kishte tërhequr atë disa muaj më vonë, pas interpretimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që në bazë të studimeve të fundit përjashtonte lidhjen mes vaksinës dhe autizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb