Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur zyrtarisht këtë fillim jave vendimin sipas të cilit rezulton  i ligjshëm mandati vendor i kryebashkiakut të ri të Prrenjasit. Nuri Belba ndërpreu mandatin e deputetit për të hyrë në garën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.


Ky është mandati i katërt nga shtatë në Qarkun e Elbasanit të konfirmuar nga gjykata për fituesit e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Marrja zyrtare e detyrës paraprihet nga konstitimi i këshillave bashkiakë dhe betimi i kryetarëve të rinj.


Megjithatë, mandatet e Këshillave Bashkiakë ende nuk janë konfirmuar, pasi do të duhet t’i kalojnë Kolegjit Zgjedhor, për shkak se në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm prej 5 anëtarësh.Pas përfundimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit në Qarkun e Elbasanit PS ka fituar edhe tri bashkitë që qeveriseshin nga LSI dhe PDIU .


Ndërkaq, Gjykata Berat legjitimoi mandatin e kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Demo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb