Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kreu i Gjykatës Supreme të SHBA-së, John Roberts, patën një shkëmbim të pazakonshëm mbi pavarësinë e gjyqësorit në SHBA.

E gjitha nisi pasi Trump e kritikoi një gjykatës, i cili e refuzoi politikën e tij të azilit, duke e quajtur “gjykatës i Obamës”.

Roberts, udhëheqës i gjyqësorit federal, i emëruar nga republikanët, i kundërshtoi komentet e Trumpit dhe e mbrojti pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne nuk kemi gjyqtarë të Obamës, as gjyqtarë të Trumpit, as gjyqtarë të Bushit dhe as gjyqtarë të Clintonit”, tha Roberts.

“Ajo që kemi është një grup i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve të përkushtuar që të bëjnë më të mirën për ata që dalin para tyre. Gjyqësori i pavarur është diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi mirënjohës”, shtoi Roberts.

Trump u përgjigj në Twitter, duke thënë se Roberts po gabon.
“Gjykatësit e Obamës kanë një pikëpamje shumë më ndryshe se njerëzit që janë të ngarkuar me sigurinë e vendit tonë”, tha Trump.

Është jashtëzakonisht e rrallë që një anëtar i lartë i gjyqësorit të përplaset me një president amerikan.

Kolegu i gjykatësit Roberts, Ruth Bader Ginsburg, ka qenë kritik edhe më i zëshëm i Trumpit. Në vitin 2016, ai ka kërkuar falje pasi e ka quajtur Trumpin “mashtrues”.

Trump, në të kaluarën, ka sulmuar disa gjyqtarë federalë që kanë vendosur kundër politikave të tij. Në vitin 2017, ai e ka quajtur një jurist federal, i cili ka anuluar urdhrin e tij kontrovers për ndalim të udhëtimit, “gjykatës të ashtuquajtur” me opinione “qesharake”.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump po ashtu e kritikuar gjykatësin Roberts për votën vendimtare më 2012, për të ruajtur planin e presidentit Obama për rregullimin e kujdesit shëndetësor.

Këtë javë, gjykatësi federal në San Francisko, Jon Tigar, e bllokoi urdhrin e lëshuar nga presidenti Trump për t’iu mohuar azilin migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë të paligjshme.

Trump e nënshkroi urdhrin e tij më 9 nëntor, në përgjigje të një karvani migrues që po lëviz drejt kufirit. Por, gjykatësi Tigar, në vendimin e tij, shpjegoi se legjislacioni aktual e bën të qartë se çdo i huaj që hyn në SHBA, “pavarësisht nëse është apo jo në një port të caktuar të mbërritjes”, mund të aplikojë për azil, shkrun rel.

Trump reagoi me zemërim, duke thënë se ai është “gjykatës i Obamës”. Trump ka përdorur retorikë të ashpër rreth karvanit të migrantëve, duke e cilësuar atë si “pushtues”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb