SHBA- Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pezulloi dekretin e Presidentit Donald Trump me të cilin ndalohej hyrja në vend e qytetarëve të 7 vendeve myslimane në vend. Gjykata vendosi që personat e ndaluar në aeroport gjatë hyrjes të mos ekstradohen. Me arsyetim se dekreti mund të shkaktoj “dëme të pariparueshme” gjykatësi vendosi që qytetarët e vendeve për të cilat është vendosur kufizimi të qëndrojnë përkohësisht në vend.
Pas hyrjes në fuqi të dekretit të Trumpit në aeroportin “John F. Kennedy” të Nju-Jorkut u arrestuan 2 qytetarë irakian. Unioni i Shoqatave Civile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ngritur padi për pezullimin e dekretit dhe për lirimin e dy shtetasve irakian.
Ndërkohë që mijëra njerëz iu bashkuan demonstratave në aeroporte në të gjithë Amerikën për të protestuar kundër ndalimit të emigracionin, një gjyqtare urdhëroi ngrirjen e këtij vendimi dhe avokatët thanë se veprimet e presidentit ishin jo-kushtetuese.
“Mendoj se qeveria nuk ka pasur mundësi për ta menduar këtë në mënyrë të plotë”, ka thënë gjykatësja Ann Donnelly nga një gjykatë në Brooklyn, duke urdhëruar qeverinë që të sigurojë një listë të emrave për njerëzit e prekur.
Vendimi, ndërkaq, është i vlefshëm vetëm për ata udhëtarë që kanë qenë në SHBA pas hyrjes në fuqi të urdhrit të lëshuar nga presidenti.
Donnelly ka lëshuar aktvendimin pasi Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (ACLU) ka paraqitur një sfidë ligjore në emër të dy emigrantëve Irakut, Hamid Khalid Darweesh dhe Sameer Abdulkhaleq Alshawi.
(el.sp/BalkanWeb)
