TIRANE

Në fjalën e saj, në seancë plenare, deputetja e PS, njëherësh kryetare e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti komentoi protestën e opozitës së bashkuar në sheshin para parlamentit. Deputetja socialiste tha se gurët dhe molotovi nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet.

“Gurët dhe molotovi nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet. Do të duhet të ishin këtu. Prej tre dekadash kanë konsideruar si bastione të tyre Shkodrën dhe Lezhën, por cfarë kanë bërë për ata? Kanë qenë tetë vite në pushtet por cfarë ka bërë?

Tjetërsuan interesat e qytetarëve. Opozita cënon punën dhe hedh baltë. Opozita ka sulmuar policinë dhe ndaj atyre që mbrojnë institucionet. A mos vallë, rastësi është që opozita ka frikë që laku po i ngushtohet dhe nuk mund të mbështetet më te krimi?” u shpreh Gjylameti në seancë plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb