Tifozët e Skënderbeut por dhe të futbollit shqiptar vijojnë të jenë në ankth, në pritje të vendimit përfundimtarë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, vendim nga i cili varet jo vetëm fati i klubit korçarë por është një vendim i cili ka një efekt domino në të gjithë Superligën. Për të mësuar përgjigjen përfundimtare nga CAS duhet pritur data 21 qershor, që përkon dhe me afatin e fundit kur CAS mund të shprehet. Aktualisht mbi klubit korçar rëndon një dënim 10-vjeçar i dhënë nga UEFA që i privon të drejtën për të luajtur në europë, aktualisht vendin e tyre e ka marrë Laçi. Nisur dhe nga lajmet e fundit, ku aludohet për data dhe vendime të mundshme, klubi i Skënderbeut ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare:

Skenderbeu
Skenderbeu

“Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar, vizive dhe online është i pavërtetë. Në korrespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim…Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: