TIRANE- Është ndërprerë sërish seanca gjyqësore ndaj 9 të akuzuarve për rekrutim të personave për të luftuar në Siri. Seanca është ndërprerë pasi të akuzuarit braktisën sallën duke deklaruar se “nuk i njohim ligjet tuaja, njohim vetëm Allahun”. Në sallën e gjyqit qëndroi vetëm imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla.

Në fillim të seancës gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, disa mbështetës të të akuzuarve nuk janë lejuar në sallë. Mbështetësit, ashtu si herën tjetër mbanin të veshura bluza me mbishkrimin “Jam krenar që jam mysliman’. Gjykata ka arsyetuar se qëndrimi i këtyre personave në sallë nuk është i ligjshëm. Me sa duket kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e vetë të akuzuarve, duke u larguar nga seanca.

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: