TIRANË- Ka vijuar edhe sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi ndaj 9 të akuzuarve për rekrutim të personave për luftën në Siri. Në seancën e sotme ka dëshmuar një prej personave të kthyer nga Siria. Bëhet fjalë për Edmond Suparakun, i cili ka deklaruar në sallën e gjyqit se për të luftuar në Siri ishte trajnuar rreth 6 muaj. Suparaku ka rrëfyer gjithashtu se e njihte të pandehurin Gert Pashja.

“Kam qenë në Siri dy herë nga tre muaj”,­ tha i riu i cili pranoi se në vendin më të goditur nga terrorizmi. Djali nuk ka pranuar të ketë marrë asnjë lek në këmbim të vajtjes në Siri. Sipas tij, në Siri është trajnuar për luftë dhe ka ndihmuar në zonat e konfliktit, me një qëllim. “Sirinë e kam marrë si ndihmë për vëllezërit myslimanë. Kam qenë se e kam ndierë si detyrim për të mbrojtur nderin e motrave myslimane që po përdhunohen atje, dhe fëmijët e pafajshëm që po vriten. Me Gerti Pashjan jam njohur në një xhami në Elbasan. Në Siri kam qenë dy herë nga tre muaj për t’u trajnuar për luftë”,­ mësohet se ka thënë 21-vjeçari në dëshminë e tij në gjykatë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: