TIRANË- Ka qenë sot seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës, për ish-kreun e DIA-s, Kastriot Ismailaj që akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”. Por ndërsa prokuroria ka thërritur të dëshmojnë kreun e OSHEE-së si dhe avokaten e shtetit Alma Hicka, ata nuk janë lejuar nga pala mbrojtëse e të pandehurit.

Avokatët kërkuar të merrej në fillim dëshmia e mbrojtjes. E pas kësaj seanca është shtyrë për në datën 24 shkurt. Gjyqi ndaj tij ka rreth 1 vit që vijon, ndërsa Ismailaj akuzohet për përvetësimin e 5 mln eurove nga kompania CEZ shpërndarje me anë të falsifikimit e mashtrimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb