TIRANE- Gjyqi ndaj Kastriot Ismailjat, administrator i DIA u zhvillua ditën e sotme ku me interes u prit dëshmia e Romeo Kara, jurist i i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gazetarja Klodiana Lala mëson se dëshmitari është marrë në mbrojtje nga policia.

I ruajtur nga 5 policë të Forcave Speciale, Kara është paraqitur sot në gjykatë për të dëshmuar për gjyqin ndaj Ismailajt. Mësohet se vendimi për marrjen në mbrojtje u vendos pasi ka dyshime se i rrezikohet jeta për shkak të dëshmisë ndaj çështjes “CEZ”.

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për Ismailajn, i cili akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 mln euro.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb