Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaccme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Policcanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të munivioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apëlit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta. Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: