Deputetët e opozitës janë mbledhur prej orës 10:00 për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore që do të mbahet në Apelin e Përgjithshëm ndaj deputetit Ervin Salianji.
Në mbështetje të Salianjit janë ligjvënësit Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledjon Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani si dhe ish-deputeti Luçiano Boçi.
Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar.
Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.
Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.
Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vettingut.
(BalkanWeb)