Këtë të martë, SPAK ka kërkuar që gjyqi ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, të zhvillohet me dyer të mbyllura. GJKKO e ka pranuar kërkesën e SPAK.

Pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për proces me dyer të mbyllura, kanë shpërthyer avokatët e të pandehurve. Këta të fundit thanë se Dumani nuk thotë të vërtetën në rrëfimet e tij. Ata kërkojnë që gjyqet të mbahen me dyer të hapura, duke kërkuar kësisoj që mediat të bëjnë rolin e arbitrit.

Gazetarja Klodiana Lala: Ka pasur një kërkesë të SPAK që gjyqi për Dumanin të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi SPAK thotë se kjo ndikon nga mënyra sesi do të ballafaqohen personat që përballen me drejtësinë me njëri-tjetrin. Të pandehurit thonë se procesi duhet të bëhet me dyer të hapura. Të pandehurit pretendojnë se Nuredin Dumani nuk thotë të vërtetën.

Avokatët deklarojnë se mediat do luajnë rolin e arbitrit në proces. Kur GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre janë larguar nga salla. Dëshmia e Nuredin Dumanit do konsiderohet si kyçe për zbërthimin e një sërë ngjarjesh kriminale. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Pritet që gjyqi të vijojë javën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb